Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar këtë të martë në lidhje me përplasjen e disa banorëve me policinë tek “Petro Nini”, një ditë më parë.

 

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama ka theksuar se i pa ato skena, dhe se është njohur me rastin edhe më herët, ndërsa ka mësuar se ata banorë me vendim gjykate e kanë humbur shtëpinë, ndërsa shprehu keqardhje për pamjet trishtuese.

 

Gjithashtu kryeministri Rama është shprehur se policia bëri detyrën, por kishin shkuar pa organizim, duke i quajtur si trup pa kokë.

 

“Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në këtë kuadër futen dhe përpjekjet e mia për të komentuar në këtë faqe, ku preferoj të jem aktiv sepse komunikimi i drejtpërdrejte me njerëz të zakonshëm është i nevojshëm.  Kur të mos më keni do më kërkoni por deri atëherë do yhyyy. Megjithatë rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *