E enjte, 29 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje e fortë në studio / Grimci: Çuat protestuesit më 21 janar të vriten. Muharremi: T’ju vijë turp, i keni duart me gjak

Debat, akuza dhe kundërakuza ka prodhuar këtë të enjte studioja e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Shkak u bë diskutimi mbi protestën e opozitës të shtunën dhe përplasjen me policinë, çka solli reagime të forta dhe përballje mes të ftuarve.

Reklamë

Kryetarja e PD-së, Dega 1 në Tiranë, Eda Grimci, akuzoi socialistët si parti të dhunës, duke thënë se ishin ata që i çuan protestuesit më 21 janar drejt vrasjes.

I menjëhershëm ishte reagimi i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, i cili tha se ata që kanë lyer duart me gjak janë demokratët dhe Sali Berisha.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Grimci: Kur keni parë ndonjëherë që policia të shkojë në seli? As në ’97-ën nuk ka ndodhur.

Muharremi: Ju kanë ardhur kur donit të vrisnit njëri-tjetrin te selia.

Grimci: Ju po vrisni njëri-tjetrin për pushtet.

Muharremi: Mos ma kujto mua 21 janarin, i keni duart me gjak.

Grimci: Ju i çoni shqiptarët mish për top, i vrisni vetë.

Muharremi: I keni vrarë ju, moj. Unë isha me çadër dhe ju më futët plumbin. Mos harroni ’97-ën, zonja Grimci.

Grimci: Ju nuk doni ta hetoni, sepse i vratë vetë.

Muharremi: 21 janari mbaroi, e “hëngri” Lulzim Basha.

Grimci: Turp t’ju vijë.

Muharremi: Juve ju mbuloftë turpi. Çfarë i keni bërë shqiptarëve ju, nga vitet ’45 deri në 2026 — ju jeni organizatë kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë