Subscribe

Pronari i truallit në rrugën “ Sami Frashëri ” pranë gjimnazit “ Petro Nini Luarasi ” ka reaguar për situtën e krijuar të hënën me 4 familjet që nuk pranuan të dalin nga banesat duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e policisë.

 

Aleksandër Gavoçi ka vënë në dispozicion ( fotot ) të gjithë dokumentacionin ligjor të statusit të pronës, që nga blerja me franga ari në vitin 1936 nga gjyshi i tij, Ali Rizai.

 

Në vitet 1940 prona është sekuestruar nga regjimi komunist duke kaluar në favor të shtetit ndërsa pas ndryshimit te sistemit, në vitin 1995 , komisioni i kthimit të pronave ka vendosur, njohjen e trashëgimtarëve ligjorë.

 

Pronari i ligjshëm Aleksandër Gavoçi thotë se në vitin 2015 i ka ofruar familjeve Llapaj dhe Dervishi që banonjnë aty prej vitesh, sipërfaqe banimi pasi prona të shrytëzohej, si dhe vlerë monetare në shumën 150 mijë euro për cdo familje.

 

Për këtë marreveshje, palët kanë firmosur edhe para noteres por më pas familjet janë tërhequr duke mos liruar dhe dorëzuar pronën.

 

Madje, Gavoçi pretendon se familjeve Llapaj dhe Dervishi i ka falur edhe dhjetera miliona lekë që ata i detyrohen për shfrytëzimin e pronës për të cilën, i ka dhënë të drejtë edhe gjykata me vendim të formës së prerë.

 

I kontaktuar nga Vizion Plus, pronari i ligjshëm Aleksandër Gavoçi tha se familjet, ndonse i’u ofrua një kat i tërë banimi për strehimin e tyre pas ndërtimit të pallatit, rriten pretendimet duke kërkuar dyqane dhe më shumë sipërfaqe banimi.

 

Rasti i 4 familjeve shkaktoi indijatë në opinioni publik për shkak të skenave që u krijuan në përballjen me përmbarimin dhe policinë, ndërkohë që solli edhe shkarkimin e kreut të policisë së Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *