Përplasja e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu ka gjetur pasqyrim edhe ne disa media te rëndësishme ndërkombëtare, siç është “Washington post”. Llalla akuzoi ambasadorin Lu për “sulme krejtësisht jo diplomatike”, si dhe për përdorimin e shantazhit ne lidhje me nje kompani ndërkombëtare, theksohet ne raportimin e prestigjiozes amerikane për zhvillimet e fundit. Vetë Lu e akuzoi më herët kryeprokurorin se ka folur hapur kundër reformës gjyqësore dhe se ka shkelur Kushtetutën, duke përzgjedhur në mënyrë jo transparente vetëm tre kandidatura për tre poste në emër të Prokurorisë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, shkruan gazeta. “Washington post” thekson se përplasja nisi qe javën e kaluar, kur disa gjyqtareve dhe prokuroreve iu refuzua viza ne SHBA, për çështje korrupsioni dhe mes tyre ishte edhe vete kryeprokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *