Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi përplasi me makinë dy këmbësorë.

 

Arrestimi i Albert  Capa, 35 vjeç,është bërë mbremjen e së martës,  pasi në aksin rrugor Bllatë-Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”,  ka aksidentuar dy shtetas.

 

Të plagosurit janë L.P,  15 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumes në Tiranë dhe K.M,  18 vjeç, i cili po trajtohet për ndihmë mjekësore  në spitalin e Peshkopisë.

 

Ndërkohë materialet proceduriale do ti referohen  Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *