E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përndiqte dhe shantazhonte ishi-n për para, nën hetim 42-vjeçarja nga Korça

Një shtetase 42-vjeçare është vënë nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese pas dyshimeve se ka përndjekur dhe shantazhuar një 45-vjeçar, me të cilin dyshohet se ka pasur një lidhje të mëparshme personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ku është regjistruar procedimi penal ndaj shtetases B. D., banuese në Miras.

Reklamë

Sipas të dhënave nga hetimet paraprake, B. D. dyshohet se e ka ndjekur në mënyrë të përsëritur 45-vjeçarin, duke ushtruar presion dhe shantazh financiar ndaj tij. Ajo i ka kërkuar shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar se në rast refuzimi do të publikonte foto komprometuese nga marrëdhënia e tyre e mëparshme.

Veprimet e vazhdueshme të saj kanë shkaktuar shqetësim të madh te shtetasi i përndjekur, i cili ka bërë kallëzim në polici.

Reklamë

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e përgjegjësisë penale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë