E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmirësohet situata nga dëbora, pjesa më e madhe e rrugëve janë të kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Shumë fshatra të Njësive Administrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë e Maqellarë në Dibër janë ende të bllokuara si pasojë e pranisë së madhe të dëborës, trashësia e së cilës arrin deri në 90 cm.

Por janë hapur për qarkullim rrugët kryesore që lidhen me qytetin e Peshkopisë. Po ashtu akset nacionale Dibër – Kukës dhe Dibër – Tiranë janë të kalueshme pa probleme.

Reklamë

Ndërkohë, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Lurë, Kala e Dodës në Dibër si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë.

Në Shkodër situata është drejt përmirësismit. Akset rrugore janë të qarkullueshme,  po ka mungeësë energjie në dy fshatra.

Reklamë

Edhe në zonat malore të qarkut te Korçës situata po normalizohet. Të gjitha rrugët e fshatrave janë të hapura, megjithëse kalimi rekomandohet të bëhet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në Qarkun e Elbasanit raportohet se rrugët nacionale e rurale këtë mesjavë janë të  kalueshme pa asnjë vështirësi, ndërsa problem mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë