E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbytje në Lezhë, reshjet e natës paralizojnë qytetin

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme këtë të mërkurë në qytetin e Lezhës. Sasia e madhe e prurjeve ka tejkaluar kapacitetet e sistemit të kanalizimeve, duke sjellë përmbytje në disa zona të banuara.

Më e prekura ka qenë zona e bllokut të banimit “11 Janari” dhe “11.2 hektare” në lagjen “Besëlidhja”, ku niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra. Uji ka bllokuar hyrjet e pallateve, duke e bërë të vështirë lëvizjen e banorëve, ndërsa kalimi i këmbësorëve dhe automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

Reklamë

Përveç përmbytjeve, moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar në pjesën më të madhe të qytetit. Në disa rrugë kryesore është krijuar kaos dhe vonesa të gjata për drejtuesit e automjeteve, ndërsa shërbimet bashkiake dhe ekipet emergjente po punojnë për të normalizuar situatën.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin rrugë alternative deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë