Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra...

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon...

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja...

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin...

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por do të...

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Përmbytje në Kolumbi, humbin jetën 22 persona

10 Shkurt 17:17

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën brenda dymbëdhjetë ditësh si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur Kolumbinë, ku mijëra banesa ndodhen nën ujë për shkak të reshjeve të dendura dhe të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Vetëm në departamentet e Kordobës dhe Sukres, autoritetet kanë konfirmuar 14 viktima dhe të paktën 9.000 familje të prekura nga përmbytjet.

Në këtë rajon kryesisht blegtoral, banorët po përpiqen të shpëtojnë pasuritë e fundit me ndihmën e skafeve, mjeteve lundruese të improvizuara dhe kamionëve, në zonat më të goditura, ku niveli i ujit arrin deri në mes të trupit të njerëzve, sipas dëshmive të mbledhura nga një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Humbëm gjithçka: sendet tona, pajisjet shtëpiake. Jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë,” thotë Enid Gomez, 43 vjeçe.

“Nuk na ka mbetur asgjë përveç rrobave që kemi veshur,” shton ajo nga Montería, kryeqyteti i Kordobës, ku numri i personave të prekur ka arritur në rreth 150.000.

Të dielën, autoritetet kolumbiane kishin njoftuar për të paktën 13 viktima gjatë javës së kaluar në disa rajone të vendit, si pasojë e reshjeve të fuqishme.

Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (IDEAM), një front i ftohtë që mbërriti në Karaibet kolumbiane nga pjesa veriore e kontinentit amerikan ka rritur reshjet me mbi 64% gjatë muajit janar krahasuar me mesataren. Instituti thekson se ky fenomen po ndodh “në kuadër të krizës klimatike”.

 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Reshje viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa bisedimet të finalizohen, çdo gjë është spekulim

më shumë...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

më shumë...

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

më shumë...

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra nga një balonë me ajër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

9:47

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person...

9:11

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të...

8:46

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore...

8:24

Pagesë me kartë për turistët, por të...

8:00

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por...

7:50

Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë...

7:22

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

6:42

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

6:32

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit,...

5:45

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial...

5:23

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë...

5:10

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë...

4:50

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama:...

4:28

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

4:14

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”,...

4:07

Fati i uraniumit në pritje të akordit...

3:30

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental...

Më të klikuarat

  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.