E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmbyten në fshatin Murqinë të Krujës, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Shiu i djeshëm, që vazhdoi deri në mbrëmje, ka shkaktuar përmbytje në fshatin Murqinë të Krujës, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, si zakonisht. Edhe pse lumi i Ishmit nuk është i fryrë, çdo herë që bie shi, ky fshat përmbytet. Të gjitha të mbjellat, përfshirë jonxhen, terfilin dhe grurin, janë nën pushtetin e ujit.

Një tjetër problem mbetet rruga, e cila është bllokuar përreth 600 deri në 700 metra dhe paraqet një pengesë të madhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, por edhe për banorët që kanë nevojë të udhëtojnë drejt komunës Bubq, Fushë Krujë ose Krujë.

Reklamë

Sot, fëmijët kanë arritur ta kalojnë rrugën me një zitor. Situata vazhdon të mbetet problematike për ata që jetojnë në këtë zonë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë