E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 sekonda më parë
Rajoni

Përleshje të dhunshme në Serbi, u vihet flaka zyrave të Partisë së Presidentit Vuçiç

Për të pestën natë me radhë, policia është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës se ka pasur shkelje drastike të rendit publik.

Reklamë

Përplasjet më të dhunshme janë regjistruar në Valjevë në Perëndim të Serbisë pasi zyrat e partisë së Vuçiç u përfshinë nga flakët.

Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Beograd.

Reklamë

Në disa pamje të publikuara në media, duket policia duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke shpërndarë protestuesit, të cilët kanë hedhur sende në drejtim të tyre.

Përleshjet nisën pas qarkullimit në rrjetet sociale të disa fotografive ku duken protestues të prangosur e të gjunjëzuar përpara efektivëve të policisë serbe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë