Ditën e djeshme në media ka qarkulluar një letër private e Madonna-s, e shkruar në fakt vite më parë, por që po bën mjaft bujë. Dhe kjo në sajë të ç’ka shkruhet nga këngëtarja e muzikës pop.

 

 

Ja çfarë shkruan Madonna: “Është acaruese të shkruash që Whitney Houston ka një karrierë muzikore që unë do të doja ta kisha dhe Sharon Stone një karrierë artistike që unë s’do ta kem kurrë. Jo sepse dua të jem si ato të dyja, por sepse do të vdisja ngaqë ato janë kaq mediokre. Çdo gjë që bëj është kaq origjinale dhe unike sepse i përkushtohem me gjithë qenien time”.

 

 

Duke qenë se Stone dhe Madonna janë mike të ngushta, kjo gjë sigurisht nuk mund të kalojë pa tërhequr edhe vëmendjen e aktores.

 

 

Ajo ka shpërndarë në Instagram një foto ku shfaqen të dyja bashkë dhe thotë: “E dashur Madonna. Fillimisht dua të them se është absurde që dikush të të publikojë letrat private. Ok, kam dashur të jem një yll rock-u… dhe po, jam ndierë mediokre siç edhe më përshkrove. Ne e dimë që të mbijetosh gjithë këto vite duke mbajtur fort mediokritetin do të thotë ‘përqafosh’ aftësitë e fuqinë tënde  në mënyrë që të jemi këto që jemi tani. Të dua sërish dhe të adhuroj për më tepër. Nuk do të të sulmoj për asgjë në botë”.

 

 

Meqë Sharon e tha fjalën e saj, tashmë është radha e Madonna-s të flasë…ose të heshtë përgjithmonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *