Përfundon rinumërimi, KQZ në pritje të kalimit të afatit ligjor për ankesa

Ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve, që kishte nisur javë më parë.
KQZ për shpalljen e rezultateve përfundimtare po pret përfundimin e afatit ligjor për ndonjë ankesë të mundshme në PZAP.
Sipas mediave kosovare zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, të dielën është mbyll rinumërimi i votive, ndërkohë për shpalljen e rezultareve dotë presin 24 orë nëse ka ndonjë ankesë në PZAP.
“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”.
Kujtojmë se për rinumërimin e këtyre vendvotimeve kishte marrë vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesës që kishte parashtruar në PZAP, koalicioni NISMA-AKR-PD.




