Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave pas dëshmisë së tij në SPAK, para prokurorëve belgë, në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

 

Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t’i shkojnë hetimit deri në fund. Kryedemokrati tha se është i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë për të gjithë çështjet dhe tha se PD është zotuar të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

 

 

“‘Kam kënaqësinë të jem përsëri me praninë e përfaqësuesit e drejtësisë belge që kanë konfirmuar të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrën. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Paratë e konfiskuara mbeten të konfiskuara.

 

Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe ata janë të angazhuar ta dërgojnë deri në fund. Në këtë kuadër, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën ndaj korrupsionit. E bëj këtë me vetëdijen që ky është një mision që i përket PD, në emër të gjithë shqiptarëve. Ky është proces që bëhet, por të tillë ka të shumtë, krimi i organizuar është problem i madh.

Një gjë dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge, por të drejtësisë në tërësi dhe do të vazhdoj të jemi kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të korruptuarit, non gratat e shpallur e të pa shpallur. Çështja është mbyllur.

 

Janë ndarë paratë mes politikanëve të korruptuar. Paratë janë konfiskuar, procesi vijon në Belgjikë dhe kanë mbështetjen tonë të plotë. Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë mbështetjen tonë në këtë luftë. Ata s’janë vartësit e askujt përveç ligjit dhe taksapaguesve shqiptarë”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *