E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkak defekti në ventilatorin e lënë ndezur

Një banesë njëkatëshe në lagjen Sheq i Madh në Fier është përfshirë nga flakët.

Sipas raportimeve, dy mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur.

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Më shumë video