Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

“Përflitet, s’ka prova që qenushi ka sulmuar vajzën”, Adriana Kalaja kallëzon bashkinë Vlorë: Kanë vrarë pitbullin që kafshoi 4-vjeçaren

9 Prill 12:52

Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të martë në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka shkaktuar shqetësim të madh mbi menaxhimin e kafshëve në qytet.

Fatmirësisht, vajza është stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, por fati i kafshës vazhdon të mbetet i paqartë. Burime të sigurta thonë se qeni është vrarë përmes eutanazisë, por mungesa e informacionit zyrtar ka nxitur reagime të forta nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

Avokatja Adriana Kalaja ishte sot në Prokurorinë e Vlorës, ku denoncoi Bashkinë e Vlorës dhe zyrën e veterinarisë për keqtrajtimin e kafshëve dhe për mungesën e një plani të qartë për menaxhimin e situatave të tilla.

Kalaja: Kam ardhur për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur para dy ditëve, ku një qenush vetëm 4 muajsh, përflitet sepse nuk kemi asnjë provë konkrete nga institucionet përgjegjëse që ka sulmuar një vajzë 4-vjeçare. Dua ta theksoj faktin që për ne ka rëndësi që fëmija është mirë, gëzon shëndet të plotë, lëndimet janë sipërfaqësore dhe nuk ka asgjë serioze në trupin e fëmijës. Shikoni vetë se çfarë propagande bëhet ndaj një qënieje të pambrojtur. Është shumë shpejt për të thënë se kush është fajtori, dhe për këtë ligji ka përcaktuar organet ligjzbatuese se kush e provokoi ngjarjen, çfarë ka ndodhur dhe cilat jkanë masat që kanë marrë institucionet përgjegjëse.

Sipas Kalasë, shëndeti i qytetarëve dhe i fëmijëve mbetet prioritet, por vrasja e kafshëve nuk mund të jetë zgjidhje, veçanërisht kur ato nuk paraqesin rrezik të vazhdueshëm.

Kalaja: Ne kemi informacion që është po i njëjti veteriner që ka ekzekutuar një qenush 4 mujor, që sipas provave ka qenë shumë miqësor, nuk ka kryer kurrë veprime agresive dhe mbi të gjitha po tentohet të manipulohet ngjarja. E gjithë ngjarja po manipulohet me qëllim për të justifikuar abuzoimet që janë bërë me fondet e qenve endacakë, fonde që jepen për vaksinim dhe sterilizim. As ne si kafshëdashësh nuk duam që qentë e rrugës të jenë të pangrëmë, të pavaksinuar dhe të patrajnuar në raport me njerëzit në rrugë. Kallëzimi që unë do bëj sot ka të bëjë më kryetaren e bashkisë, veterinerin dhe drejtoreshën e bujqësisë pranë institucionit, të cilët përveçse e kanë pranuar që kanë kryer veprën penale duhet ta na tregojnë çfarë ka ndodhur me mijëra qen endacakë.

Ajo shtoi se fondet e konsiderueshme që ndahen për vaksinimin dhe sterilizimin e kafshëve nuk po përdoren efektivisht në terren, pasi Bashkia nuk kryen asnjë funksion konkret.

Avokatja ngriti dyshime për abuzime me fondet dhe detyrën, duke paralajmëruar se kallëzimi i depozituar në prokurori do të ndiqet me prioritet, me synim të sigurohet zgjidhje e drejtë për jetën e qytetarëve, por edhe për mbrojtjen e kafshëve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Adriana Kalaja Kafshe

Nga e njëjta kategori

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

më shumë...

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

më shumë...

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

më shumë...

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia nga pesha, ja ushqimet që rekomandohen të konsumoni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.