E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Peleshi pret në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e SHBA: Dy vendet kanë një partneritet dhe miqësi të ngushtë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Ëendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Reklamë

Në këtë kuadër, Kryetari Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.