Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 June 2025
Vizion fokus

Netanyahu thirrje iranianëve: Kundërvihuni ndaj regjimit, ka ardhur koha...

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon Izraeli: E...

Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi bërthamor në...

Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis hakmarrjen

Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që...

Netanyahu: Ishim të koordinuar me SHBA për sulmin ndaj...

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë...

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi Iran

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i...

Trump: Ishim të informuar për planin e Izraelit, Irani...

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që të ndalojë masakrat në Gaza

17 Maj 16:22

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje sot për “ushtrimin e presionit mbi Izraelin për të ndaluar masakrën në Gaza”, duke thënë se Spanja do të propozojë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të “vendosë” mbi aksesin e ndihmës humanitare në enklavën palestineze.

“Kriza shumë serioze humanitare që ka ndodhur në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar më shumë se 50,000 vdekje, 100,000 plagosje dhe dy milionë njerëz të zhvendosur “, kujtoi kreu i qeverisë spanjolle, gjatë një fjalimi që mbajti në një Samit të Ligës Arabe në Bagdad.

Përballë këtyre elementëve “të papranueshëm” që sfidojnë “parimin e njerëzimit”, ne duhet të “intensifikojmë presionin tonë ndaj Izraelit për të ndaluar masakrën në Gaza, veçanërisht përmes kanaleve që na ofron e drejta ndërkombëtare” , vazhdoi udhëheqësi socialist.

Për këtë arsye, Spanja do t’i “paraqesë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një propozim që do të synojë t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë mbi respektimin e detyrimeve të Izraelit për sa i përket aksesit në ndihmë humanitare në Gaza”, vazhdoi ai.

Gjatë fjalimit të tij, Sanchez sqaroi gjithashtu se Spanja do të paraqesë një projekt-rezolutë tjetër duke i bërë thirrje Izraelit “t’i japë fund bllokadës humanitare që ka vendosur në Gaza” dhe të garantojë “qasje të plotë dhe të papenguar për ndihmë humanitare” në enklavën palestineze.

Gjatë një fjalimi para parlamentit spanjoll më 7 maj , kryeministri spanjoll kishte njoftuar tashmë se Spanja do të paraqiste një projekt-rezolutë me “masa emergjente për të ndaluar masakrën e civilëve” dhe garanci për hyrjen e “ndihmës humanitare” në Gaza.

Përveç këtyre nismave të ndryshme, duhet “të bëhet përparim në një zgjidhje politike” në rajon, këmbënguli sot Sanchez, duke vlerësuar se “e vetmja rrugë drejt paqes në rajon” është “zbatimi i zgjidhjes me dy shtete”.

Për këtë arsye, “do të doja t’u bëja edhe një herë thirrje shteteve të tjera që ta njohin shtetin e Palestinës”, theksoi ai.

Spanja, e cila njohu shtetin e Palestinës më 28 maj 2024, në të njëjtën kohë me Irlandën dhe Norvegjinë, është shfaqur në muajt e fundit si një nga zërat më kritikë brenda BE-së ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Izrael pedro sanchez Spanje

Nga e njëjta kategori

Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

më shumë...

Netanyahu thirrje iranianëve: Kundërvihuni ndaj regjimit, ka ardhur koha për liri

më shumë...

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon Izraeli: E kaluat vijën e kuqe, do të paguani çmim të rëndë

më shumë...

Kriset “shoqëria” në Ferma VIP, Big Basta dhe Ylli ftohin marrdhëniet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:50

Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë...

11:17

Big Basta apo Andueli? Ja kush është...

10:40

Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta...

10:04

Netanyahu thirrje iranianëve: Kundërvihuni ndaj regjimit, ka...

9:59

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me...

9:40

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon...

9:35

Debat i fortë në Ferma VIP, Erandi...

9:27

Kriset “shoqëria” në Ferma VIP, Big Basta...

9:12

Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi...

9:00

Nis Ferma VIP, ethe për finalistin e...

8:31

Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis...

7:38

Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë...

7:33

Netanyahu: Ishim të koordinuar me SHBA për...

7:01

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq...

6:36

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi...

6:14

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i...

6:04

Trump: Ishim të informuar për planin e...

5:45

Këto janë shenjat më xheloze të Horoskopit

5:28

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll...

5:24

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6...

Më të klikuarat

  • Nuk ia dolën! Fund tragjik për fëmijët që u nxorrën nga lumi...
  • Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Fer...
  • Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis hakmarrjen
  • “Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i Gar...
  • Horoskopi i të premtes, fundjava nis mbarë dhe me lajme të m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services