7 vjet pasi e bojkotoi reformen territoriale, ne fjalorin politik te opozites po degjohet gjithnje e me shpesh nevoja per te ribere nga fillimi kete reforme.  Harta me 61 bashki sipas demokrateve ka deshtuar duke nisur nga qellimi paresor, sherbimi ndaj qytetareve.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

NENKRYETAR I PD

 

“Pushteti vendor është shndërruar thjesht dhe vetëm në një mekanizëm tenderash abusive, tenderash luksozë thjesht e vetëm për qendrat e qyteteve. Ndërkohë njerëzit nuk marrin asnjë shërbim, as më elementaret dhe kjo është arsyeja më e madhe pse kjo reforme duhet te rishikohet.”

 

Sipas Alibeajt krejt ndryshe nga sa u premtua ne vitin 2014, sot shpenzimet financiare te bashkive jane rritur e po ashtu edhe numri I punonjesve te tyre.

 

 

 “Bashkite sot jane shndërruar në depozita punësimesh të  militantëve të partisë në pushtet, qëllimi I të cilave është për tu përdorur pastaj si repartee elektorale në procese zgjedhore.”

 

Por nese qellimi kryesor per riberjen e reformes territoriale eshte sherbimi ndaj qytetareve; per demokratet nuk eshte me pak I rendesishem edhe rishikimi I kufijve te bashkive. Zgjedhjet lokale nuk jane larg dhe PD e ka akuzuar shpesh shumicen se ka hequr qellimisht zona te djathta nga bashite duke shtuar zona te majta per te siguruar fitoren.

 

 “Besoj që një nga difektet kryesore që duhet eliminuar është pikërisht asgjësimi I të gjitha këtyre meandrave elektorale politike për të cilën u vizatua harta elektorale.”

 

Por pavaresisht sa qendrojne argumentat e demokrateve, opozita nuk mund ta ndryshoje harten territoriale pa siguruar konsensusin e partise socialiste. Dhe klima politike nuk duket e favorshme per nje kompromis mes Rames e Bashes qofte edhe per reformen territoriale per shkak te akuzave qe vijne edhe brenda PD per nje marreveshje te fshehte mes tyre.  Por Alibeaj hedh poshte te gjithe akuzat per marreveshje duke shpjeguar thelbin e aksionit te PD.

 

 “Marreveshje nuk ka per te qene. Te jete e qarte per kedo dhe jo vetem per kritiket. Te gjitha aksionet tona opozitare dhe politike synojne vetëm një gjë,  rrëzimin një orë e më parë të regjimit që është instaluar në shqipëri.”

 

Pas nje viti e gjysem ne Shqiperi do te mbahen zgjedhjet per pushtetin vendor dhe kjo nuk do te jete nje gare e lehte per partine demokratike. Si pasoje e bojkotit te zgjedhjeve te vitit 2019, 60  bashkite e vendit I drejton partia socialiste dhe situate duket e ngjashme me betejen e 25 prillit kur opozita nuk kishte asnje deputet ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *