Subscribe

Ne nisje te ketij viti partia demokratike eshte fokusuar tek denoncimi I koncesioneve. Pas akuzave per kontraten e check up, PD ka bere pergjegjese qeverine per nje tjeter koncesion sipas saj korruptiv, ate per sterizilimin e mjeteve kirurgjikale.

Nje prej arsyeve pse opozita kembengul se kontrata eshte abuzive eshte se shteti mund ta kryente vete kete sherbim me më pak para.

 

 

ORIOLA PAMPURI

 

ANETARE E KRYESISE, PD

 

 

Nëse shteti do të vijonte ta kryente këtë shërbim  vetëm për vitin e kaluar për rreth 90 mijë operacione, kosto do të ishte 215 mijë euro. Ndërsa sot për të njëjtin numëroperacionesh duhet të paguajmë 17 milion euro, falë qokave që Edi Rama duhet tu bëjë oligarkëve.

 

 

Opozita iu referohet deklaratave te mjekeve te cilet vene ne dukje se ky sherbim kushton 80 here me shume tani qe realizohet nga firma qe ka fituar kontraten, krahasuar me koston qe ka pasur kur kryhej nga vete shteti.

 

 

Edhe Urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncensioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

 Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në rradhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre.

 

Koncesioni I sterilizimit eshte nje prej kontratave te cilat partia demokratike ka premtuar ti anulloje ne momentin qe merr ne dore qeverisjen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *