Subscribe

Dy juristet e PD Enkelejd Alibeaj dhe Gamzend Bardhi kane analizuar te gjithe punen e policisë dhe prokurorisë per rastin “babale”, duke publikuar dokumenta te cilat sipas tyre provojnë se organi i akuzes dhe policia kane mbrojtur vellain e ministrit te brendshem, Agron Xhafaj. Argumenti kryesor i opozites eshte se prokuroria vetem ka noterizuar materialet qe i jane sjelle nga vartesit e Fatmir Xhafes.

 

Verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

 

Sipas demokrateve edhe mostrat e zerit te Agron Xhafes jane marre nga vartes te ministrit te brendshëm. Mbi keto dokumente opozita mbështet akuzen e saj se i gjithe shteti eshte vene ne sherbim te ministrit te brendshem ndërsa e quan Fredi Alizotin nje aktor te paguar nga Rama.

 

Siç rezulton e provuar nga dokumentet e publikuara, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, jo vetëm kanë fabrikuar një “aktor”, por kanë fabrikuar çdo provë mbi këtë çështje, duke dalë hapur si hetues të kësaj çështje. Prokuroria ka qenë vegël e tyre në këtë histori.

 

Nderkohe qe nënkryetari i komisionit te ligjeve ka vene ne dukje se zyrtarisht, prokuroria e shtetit është shndërruar në një celulë kriminale të fabrikimit të provave dhe dëshmitarëve:

 

 Kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt dhe me qëllim për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm.

 

Sipas Partisë Demokratike kryeministri ka krijuar nje shtet privat që fabrikon dëshmitarë dhe prish prova per te mbrojtur vellain e ministrit te brendshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *