Ashtu si presidenti, edhe opozita i konsideron antikushtetuese dy ligjet e paketes anti shpifje. Sipas partise demokratike, Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave kritike, duke kaluar pa asnje ndryshim paketen antishpifje.

Qëndrimi u bë I ditur nga një komunikim me mediat I Albana Vokshit.

 

Në kohën kur i duhet të përmbushë detyrimet e Bundestagut për hapjen e negociatave, duke nisur me reformën zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, Ramës i duhet vetëm propaganda e tij dhe heshtja e çdo ujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin. Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti.   Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë. 

 

Partia Demokratike, tha ish deputetja Albana Vokshi i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *