Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë kanë firmosur marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

 

Marrëveshja ka 6 pika dhe Sali Berisha e Ilir Meta ranë dakord që kandidatët për 61 bashkitë e vendit të dalin nga primaret, pjesë e të cilave do të bëhen edhe kandidatët e partisë së lirisë. Sipas kësaj marrëveshje në bashkitë ku partia demokratike fiton kryetarin, këshillin bashkiak do ta kryesojë forca politike e drejtuar nga Ilir Meta.

 

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Kjo është marrëveshja e fitores.  Mbani shënim, është marrëveshja më e përsosur në përputhshmëri e firmosur ndonjëherë, çka garanton shumë suksesin e saj.”

 

 

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Shpreh bindjen  më të plotë në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend.”

 

 

 

 

Të dy politikanët janë fokusuar tek beteja për bashkinë e kryeqytetit, ku kandidati i opozitës do të garojë përballë kryetarit aktual të bashkisë Erion Veliajt.

 

 

 

 

SALI BERISHA

“Dy janë qëllimet më madhore të marrëveshjes: shkallmimi i absulitarizimit të Edi Ramës dhe groposja politike e “zdromsit” të Tiranës në Sharrë, e karrierës politike të “zdromsit” të Tiranës në Sharrë.”

 

 

Prej krijimit të lëvizjes socialiste për integrim që sot mban emrin partia e Lirisë Sali Berisha e Ilir Meta kanë qenë disa herë aleatë, por të dy e kanë sulmuar ashpër njëri-tjetrin kur kanë qenë kundërshtarë ; duke vendosur pikëpyetje mbi moralin politik të kësaj marrëveshje.

 

 

 

 

SALI BERISHA

 

“Në politikë nuk ka interesa personale, ka interesa politike të përgjithshme.”

 

 

 

Marrëveshja e parë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës u arrit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 kur e djathta mori 70 mandate dhe e majta 70 mandate dhe 4 mandatet e lsi ndihmuan Sali Berishën të rizgjidhej kryeministër për të dytën herë.

 

 

Kjo marrëveshje zgjati deri në prillin e 2013, kur Ilir Meta vendosi të hyjë në koalicion parazgjedhor me partinë socialiste.

 

 

 

Në vitin 2017 partia e drejtuar nga Ilir Meta kaloi në opozitë në krah të partisë demokratike dhe në 2019 LSI dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet lokale së bashku me PD. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit Lulzim Basha e Monika Kryemadhi firmosën marrëveshjen për koalicion.

 

 

 

Marrëveshja e 27 tetorit shënon koalicionin e tretë parazgjedhor që partia demokratike dhe partia e lirisë krijojnë së bashku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *