Partia Demokratike ka reaguar sërish ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili ka mohuar akuzat se nuk ka udhëtuar drejt Italisë për 10 vite.

 

Selia blu shprehet se Vladrin Pjetri është kapur këtë të premte në një gënjeshtër të trashë duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës.

 

Gjithashtu PD-ja kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme që të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit.

 

Ish deputetja demokrate Izmira Ulqinaku është shprehur se shkodranët e dëgjuan Valdrin Pjetrin, me me ze te mekur e koken ulur, teksa genjente per te shkruarin e tij kriminale.

 

Sipas saj personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.

 

“Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.  Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010. Pra Vladrin Pjetri eshte kapur sot ne nje genjeshter te trashe, duke u perpjekur te mashtroje qytetaret e shkoderes.

Ne vend te genjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje ketyre pyetjeve:

  1. Pse i ndërpreve studimet në itali, ku qëndrove vetëm një vit?
  2. Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur ne Itali në periudhën 2002- 2010?
  3. A je arrestuar dhe a je denuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?
  4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
  5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshire bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
  6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *