E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD nxjerr dokumentin: Çmimi naftës do rritet, Rama gënjeu paturpësisht

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë se po rrit sërish çmimin e karburantit.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari I PD, Edmond Spaho akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Financave se po tentojnë të zhvasin miliona euro të tjera nga xhepat e shqiptarëve. Sipas Spahos, dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit I nxjerrë nga ministrja Balluku është prova që do të ketë rritje të çmimit të karburantit.

 

“Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize. Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.  Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.  Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë.”

 

Duke e cilësuar si një koncesion tjetër të qeverisë, Spaho tha se Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë.

 

“Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët.  Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën.”

 

Më tej, nënkryetari PD, theksoi se në momentin që demokratët do të vijnë në pushtet do ta anulojnë taksën mbi karburantet dhe se do e ulin çmimin në 300 lekë më pak për çdo litër.

 

“Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit! Ne do të anullojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë! Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre! Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të patur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira europiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.”

 

Më shumë video

Reklamë