Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të hënë kërkesën e Partisë Demokratike për të kërkuar prova shtesë për zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër.

 

Ky vendim nuk u mirëprit nga PD-ja, e cila reagoi përmes avokatit të saj, Marash Logu. Ai akuzoi KAS-in në “Facebook” se është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama për të fshehur vjedhjen e votave.

 

“Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral. Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione. Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *