Subscribe

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme në orën 16:30, Këshillin Kombëtar.

 

Lajmi është konfirmuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ndërsa pritet të diskutohet në lidhje me situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar.

 

Në fokus të diskutimit do të jetë organizimi i partisë, shqyrtimin e miratimin e rregullores së brendshme dhe ndarjen e detyrave për anëtarët e këtij Këshilli.

 

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD.

Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.

Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *