Subscribe

Partia Demokratike u rreshtua në krah të presidentit Ilir Meta për aksionin që ky i fundit ka marrë kundër mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pas konferencës së Metës në “Facebook”. Ai i konsideroi tronditëse dokumentet e publikuara nga presidenti këtë të enjte. Sipas tij, provohet qartë se mazhoranca kërkon të rrëmbejë kompetencat e kreut të shtetit.

 

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë. Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.”

 

Këtë të enjte Ilir Meta doli në konferencën e radhës për shtyp. Gjatë saj, përmes këshilltarit të tij ligjor, Bledar Dervishi, Meta paraqiti fakte për kapjen sipas tij, të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *