Tre mbledhje dhe dy ore e gjysme debat nuk i mjaftuan mazhorances dhe opozites per te gjetur konsensus ne lidhje me rregulloren mbi bazen e se ciles do te funksionoje hetimi i zgjedhjeve te 25 prillit. Per shkak te mungeses se konsensusit, kryetari Alibeaj hodhi ne votim rregulloren, por socialistet u larguan nga mbledhja, veprim ky i cili sipas PD tregon se shumica synon te pengoje hetimin.

 

ENEKELJD ALIBEAJ

KRYETAR I KOMISIONIT HETIMOR

“Ka një strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e Komisionit. Instrumementet, Komisioni i ka, deputetët i ka, opozita i ka, e për këtë arsye do të vazhdojë detyrën e vetë.”

 

Ne qender te debatit ishte nje pike e rregullores. Socialistet kerkonin qe marrja e provave te hidhej ne votim, por demokratet gjykojne se çdo deputet ka te drejte te kerkoje prova pa marre miratimin e shumices.

 

TONI GOGU

NENKRYETAR I KOMISIONIT HETIMOR

“Duhet t’ia thoni opinionit se me këto propozime doni të merrni peng komisionin. Doni të na  vendosni ju se kë do thërrasim dëshmitarë, ndërkohë që ky komision është ngritur me kërkesë të pakicës.” 

 

OERD BYLYKBASHI

ANETAR I KOMISIONIT HETIMOR

“Në vitin 2002 ky ligj ëhstë hartuar për të rregulluar hetimin e zgjehdjeve 2001. Per hetimin e zgjehdjeve, nuk kishte ligj deri në atë kohë. Nëse ka një arritje tek ky ligj megjithë përpjekjet për ta bllokuar është fakti që provat merren nga anëtarët nuk merren me votim. Kërkohet-merret. Ky ka qenë çelësi i suksesit, aq sa gjithë përpjekjet më pas janë bërë për t’i mbytur komisionet hetimore.”

 

Ne mungese te konsensusit, Komisioni Hetimor do te punoje mbi bazen e rregullores se Kuvendit dhe ligjit per Komisionet Hetimore.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *