PD I ka dërguar një leter kreut të kuvendit Gramoz Ruçit ku i kërkon shkarkimin dhe ndjekjen penale të Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut.

 

Selia Blu ka shpjeguar edhe arsyet e një kërkese të tillë të lidhur me faktin që Xhafaj dhe Veliu nuk kanë dhënë asnjë informacion në 5 muajt e fundit kundrejt komisionit hetimor “Tahiri” duke penguar hetimet ndaj ish ministrit të brendshëm.

 

“Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të Komisionit Hetimor “Tahiri”. Pengimi I Komisionit Hetimor ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar. Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria.Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit.”

 

Nisur nga ky arsyetim PD ka kërkuar shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit.

 

Më tej partia kryesore opozitare akuzon Ministrin Xhafaj për asgjesim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *