Subscribe

Partia Demokratike akuzoi qeverinë “Rama” se ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA, falë koncesionit që do jepet për pompat e karburanteve.

Ish deputetja Izmira Ulqinaku tha nëpërmjet një dalje për mediat se sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.

 

 

Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP. Kësaj radhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburatin.PPP-ja e pompave të karburantit është nje projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike që në krye të herës. Aq i madh ishte abuzimi saqë vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë. Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA qenë të qarta.Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin. Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.I babëzitur në abuzime, Edi Rama, ka urdhëruar nje projektligj. I shkruar në ish ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjensi sigurimi të karburantit. Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.

 

 

PD shton se sot çmimi i naftës në treg është 64% vetëm taksa dhe se Shqipëria është ndër 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë

 

 

Tabela e Global Oil Price, referenca për çmimet e naftës në botë, na rëndit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës. Sipas saj shqiptarët paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/litër. Nderkohe ne renditjen boterore ku jane marre 164 shtete dhe Shqiperia eshte e 145 dhe ben pjese te grupi i vendeve te varfera me cmimet me te larta. Shqipëria ben pjese te grupi I 35 vendeve qe e kane cmimin 1,5-2 usd (te gjitha te tjerat jane vende me gdp te larte per fryme dhe Shqipëria eshte e vetmja me keto te ardhura dhe kete cmim). Ka vetem një vend me të shtrenjte se grupi jone qe eshte Hong Kongu!Çmenduria e çmimeve të larta vjen si pasojë e taksave të larta. Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa . Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin jo sepse Shqipëria sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve.Taksa e qarkullimit u rrith me 24 lekë për litër. Kjo  do të jetë taksa e parë që do të hiqet në qeverisjen e PD.

 

Partia demokratike paralajmëron se koncesionet dhe çdo PPP,  do të pezullohen dhe do të nisin hetimet për ata qe kanë manipuluar dhe vjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *