Subscribe

Opozita e konsideron një aferë korruptive marrëveshjen e re të qeverisë më kompaninë SGS, për të shtyrë të drejtën ekskluzive të kolaudimit të makinave me 16 muaj të tjerë.

 

Në një qëndrim të departamentit antikorrupsion të partisë demokratike evidentohet se nuk legjitimohet interesi publik për të shtyrë këtë kontratë, së cilës I skadoi afati 10 vjeçar.

 

Mbi të gjitha PD vë në dukje se kompania private nuk ka përmbushur detyrimet e saj për të kryer investimet e parashikuara ndërsa ka shpërfillur edhe rekomandimet e Ministrisë së Transportit në mënyrë të vazhdueshme.

 

Ministria njoftoi një ditë më parë publikisht zgjatjen e këtij shërbimi por pa dhënë asnjë shpjegim mbi motivet e këtij vendimi ndërsa marrëveshja u bë pa transparencë, raporton Vizion Plus.

 

Më herët, po ky institucion, nëpërmjet Njësisë Zbatuese të Projektit Koncesionar ka evidentuar një sërë shkeljesh pas monitorimit të kryer në këtë kompani.

 

Monitorimi është kryer në fund të vitit 2017 dhe ka zbuluar se SGS nuk ka vënë në punë qendrat e lëvizshme të kolaudimit të makinave me qëllim për të shmangur radhët e gjata të konsumatorëve, edhe pse ky ishte një detyrim i parashikuar në kontratë, thuhet me tej ne lajmin e Vizion Plus.

 

Më tej në raport evidentohej se edhe pse ky shërbim kryhej me rezervim online, kishte raste që kontrollet kryheshin pa radhë. Paralelisht me ketë fakt nuk respektohej edhe manuali i kontrollit teknik të automjeteve duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e këtij shërbimi por edhe cilësinë e aparaturave që përdoren për verifikimin e mjeteve.

Por pavarësisht këtyre shkeljeve të zbuluara nga ministria, sërish ky institucion vendosi të shtyjë kontratën e për këtë shërbim, duke e lënë këtë treg në kushtet e monopolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *