Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

PD kërkoi mbledhjen e “mandateve”, Peleshi: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26 Dhjetor 14:32

Kërkesa e anëtarësisë demokrate për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, u refuzua për herë të dytë.

Ndryshe nga hera e parë, opozitarët morën një përgjigje me shkresë nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili shprehet se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Peleshi na thotë se Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo kriminel që kërkon të zvarrisë drejtësinë e kërkon këtë. Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli”, tha Bardhi. 

Sipas Bardhit mazhoranca po përpiqet të mbrojë numrin dy të qeverisë duke zvarritur çështjen.

“Nuk ka ndodhur që nga Kryesia e Kuvendit të shndërrohet në bunkerin e Belinda Ballukut. Sot Kuvendi është bunkeri i Belinda Ballukut, ku mendojnë se do të pengojnë drejtësinë të bëjë detyrën e saj. E kanë shumë gabim”, shtoi Bardhi. 

Shefi i deputetëve opozitarë sqaroi se do të kërkojnë sërish mbledhje javën e ardhshëm.

“Në fillim të javës që vjen do të kërkojmë mbledhjen e radhës. Jemi 24/24 në dispozicion të këtij procesi. Nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin, por për ta luftuar. Ndjej keqardhje që kryetari i Kuvendit thotë që kur të plotësohen kushtet procedurale të zhvillohet mbledhja”, deklaroi Gazment Bardhi. 

Më herët, Bardhi tha se kreu i parlamentit ka mbyllur çdo sallë të Kuvendit si dhe atë të PD-së duke mos lejuar as zhvillimin e një takimi me gazetarët në zyrë.

Mbledhja e parë e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e anëtarëve 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca si dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Mandatet mbledhje opozita Peleshi

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn në fuqi nga e marta

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.