E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD braktis Komisionin e Ekonomisë, Spaho: Jemi në një situatë anormale

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur sërish mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohej projekt-buxheti për vitin e ardhëshëm, duke akuzuar qeverisë për lidhjet e saj me krimin.

 

“Nuk do të bëhemi pjesë e përpjekjeve të mazhorancës për të paraqitur realitetin si normale”, ka deklaruar Edmond Spaho, i cili mban postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

 

Reklamë

Por ndryshe nga herët e tjera, në punimet e komisionit kanë ndejtur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Edhe më herët, opozita ka bojkotuar komisionet parlamentare me argumentin se qeveria është e kapur nga krimi e për këtë arsye ajo duhet të largohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë