E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Balla pranoi lidhjen me anëtarin e bandës së Lushnjës

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit te Taulant Ballës për lidhjet e tij me te arrestuarin për trafik droge Edmond Bego, si dhe mburojën politike që sipas opozitës, ai ka patur prej kohesh.

 

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se Balla nuk i mohoi lidhjet e tij me trafikantin dhe ky fakt mjafton që ai te japë dorëheqjen.

 

Reklamë

Sipas Palokes, Balla nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë e lidh me trafikantin.

 

PD këmbëngul ne qëndrimin e saj se i arrestuarit ne Itali për trafik droge ka patur mburoje politike dhe ky fakt konfirmohet nga aktiviteti i tij si ndërtues.

 

Prej ditësh opozita po akuzon figura te larta te PS se kane lidhje te ngushta me Edmond Begon, ish-anëtarin e bandës së Aldo Bares.

Më shumë video

Reklamë