Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar per kryerje krimi prokurorine e cila mbylli hetimet ne lidhje me tenderin per ndertimin e nje segmenti te unazes se madhe dhe kompanise DH-Albania.

Politikani qe zbuloi mashtrimin e kompanise DH Albania, Agron Shehaj ka deklaruar se konkluzionet e organit te akuzes jane jo vetem qesharake por edhe skandaloze.

 

AGRON SHEHAJ

 

ISH-DEPUTET, PD

 

Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes. 
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeçari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive. 

 

 

Opozita ka vene ne dukje se sipas Prokurorise i gjithe manipulimin ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

 

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar;  Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.  



Skandali me kompaninë DH-Albania daton ne vitin 2018 kur u zbulua se ajo kishte falsifikuar dokumentat që vërtetonin eksperiencën e saj në tregun ndërkombëtar si  edhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware Jeffrey W. Bullock.

 

Asokohe opozita akuzoi drejtperdrejt damian gjiknuri qe mbante postin e ministrit  te infrastruktures si dhe kryeministrin Rama.

 

Qeveria hodhi poshte akuzat dhe vendosi anullimin e te dy tenderave qe kishte fituar kjo kompani duke I kerkuar organit te akuzes te zbuloje se kush fshihej pas ketij mashtrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *