Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiçit se...

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se...

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet...

Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i...

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

PD akuza qeverisë: Ka ndërprerë çdo shërbim në Sanatorium për pacientët që s’kanë COVID-19

3 Maj 14:15

Anëtari i grupit të eskpertëve në PD, Gazmend Koduzi ka akuzuar qeverinë se ka ndërprerë shërbimet spitalore për të sëmurët kronikë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për qytetarët që nuk vuajnë nga COVID-19.

Në një deklaratë për mediat, Koduzi shprehet se edhe pse qeveria ka deklaruar se piku i infeksionit ka rënë, spitalet vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për qytetarët.

Ai ka sjellë rastin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, për të cilin thotë se është shembulli më skandaloz se si qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë koronavirus.

“Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi. Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhurara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar. Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID.”

Koduzi shprehet se 5 pacientët  e infektuar me COVID-19 të shtruar në Sanatorium mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali Infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar.

“Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar. Sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital. Kushti i vetëm për t’u operuar, është të jesh në gjendje të rëndë për jetën, përndryshe duhet të përplasesh në privat, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Kjo është e padrejtë!”

Për Koduzin, mohimi për kurim në spital publik i qytetarëve është kriminal. Ai shton se mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë “receta online”.

“Vendimi absurd i Edi Ramës për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike, pasi i ka kthyer ato në spitale COVID, është absurd. Përveç pacientëve që kanë nevojë jetike të kurohen në Sanatorium, me mijëra të sëmurë kronikë janë lënë, gjithashtu, në mëshirë të fatit. Mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë receta online. Kjo ndodh sepse qeveria i ka lënë të pambrojtur dhe nuk i ka pajisur siç duhet që të mos detyrohen të  ndërpresin shërbimin e detyruar për qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi skandaloz i Edi Ramës për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave të rënda: përkeqësimin e shëndetit, megjithëse nuk janë të prekur nga COVID-i ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në sektorin privat.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Gazmend Koduzi koronavirus spitalet

Nga e njëjta kategori

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se Rama po përgatit largimin e saj për t’i shpëtuar arrestimit

më shumë...

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash për hakmarrje, ky është 45-vjeçari Valter Lleshi

më shumë...

Vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin brenda kafazit të xhamit në GJKKO

më shumë...

Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus! Finalja e madhe e Ferma VIP, kurorëzohet fituesi i edicionit të tretë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:37

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon...

2:18

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e...

2:10

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD...

1:47

A do jetë Ermal Mamaqi? Sot finalja...

1:43

U arrestua në Greqi pas urdhërarrestit të...

1:32

Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e...

1:17

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash...

1:12

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk...

12:54

Korrigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues...

12:36

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri...

12:25

Nis regjistrimi në kopshte, prindërit mund të...

11:58

Vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën,...

11:50

Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus!...

11:23

Vrasja në Mirditë, dyshohet se 45-vjeçari u...

10:47

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin...

10:28

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin...

9:47

Përfitoi para për programe studimi që nuk...

9:44

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit!...

9:42

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në...

9:12

Bie çmimi i naftës pas arritjes së...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.