E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Politikë

Patozi: Shqipëria në situatë anormale, reforma zgjedhore nuk e zgjidh krizën

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se Shqipëria është në një situatë anormale dhe se reforma zgjedhore nuk e zgjidh krizën në të cilën ndodhemi.

 

Reklamë

Patozi këtë të premte nga KAPITAl me Aleksandër Furrxhiun në Vizion Plus është shprehur se partia e tij ka sjellë një platformë për zgjidhjen e këssaj situatë dhe nuk është sistemi zgjedhore, por formimi i një Pakti Shteti.

 

“Ne mendojmë se Shqipëria është në situatë anormale dhe një reformë zgjedhore nuk e zgjidh krizën, ne kemi propozuar një “pakt për shtetin”, që do të thotë se reforma zgjedhore duhet të jetë shumë e thellë ne duhet të pranojmë se kemi dështuar si klasë politike si shtet politik dhe nuk ka nevojë për prova kur një gjysme e politikës është jashtë dhe një pjesë tjetër mezi mbahet. Palet duhet të ulin armët dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen, duhet të bëjnë një pakt që të vendosin rregulla të reja loje. Rregulli i parë është ndryshimi i sistemit zgjedhore, pasi është i papërshtatshëm ai funksionon në Spanjë ku ka një shoqëri më të zhvilluar, por tek ne nuk është funksional. Platforma jonë ka të bëjë dhe me ndryshimin e kushtetutët. Mbipushteti i kryeministrit problemi më i madh që ka sot vendi, duhet ta kufizohet këtë duhet ta propozojë ai që nuk është kryeministër këtë e bën opozita që kryeministri të futet në kafaz pasi të gjithë kryeministrat ndryshe do të bëjnë të njëjtën punë. Çështja është se si shoqëria të dal nga kriza, ne para tre mujash mund të kishim përplasje civile nëse nuk do të kishim tërheqje nga një palë.”

 

Ndër të tjera Patozi është shprehur se Shqipëria është në krizë dhe duhet ta pranojmë një fakt të tillë, duke theksuar se mazhoranca duhet të merrte më shumë përgjegjësi dhe të bënte oferta për zgjidhjen e krizës.

Më shumë intervista

Reklamë