Në mesnatë është mbyllur afati për paraqitjen e kandidatëve në garën për kryetar të PD.

 

Zyrtarisht në këtë konkurrim për kreun e Partisë Demokratike më 22 korrik, Lulzim Basha do të rivalizohet nga Eduard Selami ish kreun i PD-së në fillim të viteve ’90; Astrit Patozi ish nënkryetar i partisë, i mbetur jashtë listave për deputet gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit dhe dy kandidatë më një profil më të ulët politik si Erjon Piciri dhe Astrit Sinanaj.

 

Më herët zoti Patozi deklaroi se që të ishte pjesë e garës kryedemokrati Basha duhet të jepte dorëheqjen pasi kjo do të krijonte mundësinë për garë të barabartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *