E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Patologjitë e lëkurës në dimër, mjekët: Duhet kujdes i shtuar, sidomos me produktet që përdorin

Sëmundjet e lëkurës përbëjnë një shqetësim të shpeshtë shëndetësor duke prekur individ të të gjitha moshave. Me uljen e temperaturva këto shqetësime bëhen me të ndjeshme tek shumë persona.

“Dermatitet më të shpeshta janë ato që prekin kapakët e syve, të sipërm dhe të poshtëm. Janë dermatitet që karakterizohen nga një tharje e lehtë e lëkurës nga një skuqje e saj e cila po të lihet pa trajtuar mund të rëndohet më shumë deri në carje apo lëngëzim të lëkurës. Shoqërohet me shenja sic janë ndjesia e kruajtjes, ndjesia e djegies, ndjesia e pickimit. Këto dermatite rëndohen jo vetëm si pasojë e ndryshimeve stinore por edhe si pasojë e produkteve që ne përdorim në lëkurën tonë. Tek popullata femërore janë produktet kozmetike”, tha mjekja dermatologe Erjona Shehu.

Reklamë

Mjekja dermatologe Erjona Shehu thekson se dermatitet nuk janë sëmundje ngjitëse por në shumicën e rasteve të trashëgueshme.

“Nuk ka dermatite që janë ngjitëse, janë të trashëgueshme, 70% e popullatës që vuajnë nga dermatitet kanë komponent gjenetik apo familjar”, shtoi Shehu.

Reklamë

Duke ju drejtuar të gjitha grupmoshave mjekja Shehu jep disa këshilla me qëllim parandalimin e shfaqjes dhe përkeqësimit të dermatiteve.

“Dua që një pacientë ta njohi lëkurën e vet, të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha ndryshimeve që ndodhin. Në faktorë të jashtëm fillojnë nga ndryshimet ekstreme të temperaturave, larjet e shpeshta që pacientët me dermatitet nuk duhet ti bëjnë sidomos gjatë peridhës së pranverës, vjeshtës dhe dimrit. Ndotja ambientale, lloje e produkteve që përdorim, veshjet që përdorim, dhe duhet të evitojmë qëndrimin në ambiente të nxehta, dieta ushqimore” , tha mjekja.

Dermatiti atopik ose siç njihet ndryshe ekzema mbetet një nga format më të shpeshta të dermatiteve i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe këshillim të rregullt me mjekun dermatolog me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë