E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pasojat e përmbytjeve në Durrës, uji ka shkatërruar orenditë në qindra familje

Rënia e nivelit të ujit në lumin Erzen ka nxjerrë në pah dëmet e shumta që u janë shkaktuar banorëve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri, në bashkinë e Durrësit.

Banorët shprehen se kjo përmbytje është më e madhja që ka ndodhur vitet e fundit.

Reklamë

Në njësinë administrative Katund i Ri ende nuk kanë dalë në terren grupet për verifikimin e dëmeve. Ndërkaq, burime nga Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Durrësit bëjnë me dije se në lumenjtë Erzen dhe Ishëm situata është drejt normalizimit.

Në bashkitë Krujë dhe Shijak, gjendja paraqitet e qëndrueshme. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme dhe rrugët kryesore nuk kanë më prani uji.

Reklamë

Gjatë këtyre ditëve në qarkun e Durrësit janë evakuuar gjithsej 848 banorë. Janë mbajtur 1 453 akte konstatimi dhe janë verifikuar 4 067 banesa.

Ndërkohë, në terren ndodhen 508 specialistë që po merren me vlerësimin e dëmeve dhe evidentimin e plotë të situatës emergjente.

Banorëve të evakuuar u janë siguruar 1 100 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë