E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Pas votimit për kryetarin e ri, Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi këtë të diel për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka pranuar ta bëjë publike votën e tij, duke e konsideruar si sekretin e të gjitha sekreteve.

 

I pyetur nëse i qëndron deklaratave për një rikthim në krye të PD, lideri historik i së djathtës u shpreh se mbetet konsistent në deklaratat e tij.

 

“Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin. Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, po do sekretet e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mia.”, u shpreh Berisha.

Më shumë video

Reklamë