E diel, 25 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pas suksesit të “Zemër”, Dhurata Dora më gati së kurrë për ‘bombën’ e rradhës!

Kjo verë për Dhurata Dorën ka qenë e tej mbushur me projekte muzikore. Ajo ka korrur sukses me të gjitha produksionet që ka bërë, por këtë sukses që ka arritur së fundmi, nuk e kishte përjetuar më parë.
Të gjithë jemi kënaqur dhe kemi kërcyer pafund nën ritmet e këngës ‘Zemër’, nga Dhurata dhe këngëtari francez Solking.
Kënga u bë e dëgjuar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve. E shkruar në tre gjuhë, shqip, frengjisht dhe anglisht, kënga ka kapur majat e klikimeve.
Ditën e sotme këngëtarja na tregoi se ‘Zemër’ ka arritur plot 300 milionë klikime në youtube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara shqiptare.
“Pas 5 muajsh 300 mijë views. Koha për një tjetër këngë”,-ka shkruar Dhurata, duke na lënë të kuptojmë që një tjetër hit po vjen./TRING

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

Little black dress?

Reklamë

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Vazhdo të lexosh

Reklamë