E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pas SKY dhe MATRIX, gazetarja zbulon aplikacionin që po përdorin sot grupet kriminale

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin e Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakaj zbuloi aplikacionin që po përdorin sot grupet kriminale pas SKY dhe MATRIX.

Daci tha se pritet të zbërthehet aplikacioni më i ri, i njohur si Signal me pagesë.

Reklamë

Gazetarja u shpreh se aplikacioni MATRIX, fillimisht është përdorur nga personat që kryenin vrasje me pagesë.

“MATRIX rezulton që të jetë një program që është hapur për të parë vrasjet me pagesë. Vlera e mirëmbajtjes në vit ka qenë 3 mijë e 400 euro në vit. Është hapur fillimisht për vrasësit me pagesë. Një tjetër program që po përdoret është Signal me pagesë që kushton 800 dollarë dhe pritet të zbërthehet shumë shpejt. Është një aplikacionet që po tentohet të zbërthehet”, tha gazetarja Daci.

Më shumë video

Reklamë