E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas publikimit të pamjeve nga festa e shfrenuar/ Kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës, ja kur dalin rezultatet

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kryer test droge. Rezultatet e këtij testi pritet që të dalin javën e ardhshme. Ky veprim erdhi pas qarkullimit në rrjet të disa videove, ku Marin u shfaq në një festë private të shfrenuar.

 

Reklamë

Në njërën prej videove, teksa ajo vallëzonte e ulur në dysheme, raportohej se është dëgjuar që dikush të ketë përmendur një fjalë që i referohej kokainës.

 

Reklamë

Ajo është kritikuar për “sjelljet” e saj dhe për mundësinë që të ketë përdorur substanca narkotike, por Marin këtë e ka mohuar.

 

“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. As në adoleshencë nuk kam përdorur ndonjë lloj droge”, tha Marin, raporton BBC.

 

Ajo u ka thënë gazetarëve se njerëzit e kuptojnë se ndahet koha e lirë nga puna.

 

Sot është publikuar një video tjetër, kur kryeministrja shihet në një klub nate teksa kërcen intimisht me një këngëtar atje.

 

Sanna Marin është 36 vjeçe. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë. Shumë herë është komentuar për stilin e saj të jetesës. Në disa tabloide, ajo është quajtur “kryeministrja e festave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë