E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen/ Ndërron jetë gazetari kosovar

Një lajm i hidhur ka trishtuar botën e medias. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gazetari shqiptar nga Kosova, Mehmet Emerllahu.

 

Reklamë

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e gazetarit, të cilët njoftojnë se nesër ai do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00, në varrezat e fshatit Ramjan, në Ferizaj.

 

Reklamë

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.

 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan.

 

Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj.

 

Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë