E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas goditjes së tretë ra përtokë dhe filloi të dridhej, ky është 41-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali pasi u qëllua me armë elektrike nga policia

Elton Bani është 41-vjeçari që vdiq të dielën pasdite në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve.

Me origjinë nga Shqipëria, Bani kishte jetuar prej kohësh në Liguria, duke punuar si murator së bashku me vëllain e tij.

Reklamë

Ai nuk ishte i panjohur me forcat e rendit, më parë kishte vuajtur një dënim njëmujor për falsifikim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 gusht.

Reklamë

Sipas mediave vendase,  Bani filloi të hidhte objekte dhe karrige në oborrin e shtëpisë së tij.

Kur mbërritën karabinierët u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin të kthehej brenda për të marrë dokumentet.

Por në shkallë, 41-vjeçari u kundërpërgjigj me shqelma dhe grushte. Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të luftonte.

Në atë moment, njëri nga oficerët nxori armën me elektroshok. Goditja e parë vetëm sa e preku, e dyta nuk e ndaloi. Një goditje e tretë bëri që ai të binte në tokë, duke u dridhur dhe duke humbur ndjenjat.

Personeli i urgjencës mjekësore u përpoq ta ringjallte për një kohë të gjatë, por pa sukses. Shkaku i saktë i vdekjes do të sqarohet vetëm nga autopsia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë