Pas një sezoni të gjatë dhe plot emocione, “Ferma VIP 2” mbylli me sukses aventurën e saj në ekran, duke shpallur fituesin dhe duke dhuruar një natë finale magjike për publikun shqiptar. Por emocionet nuk përfunduan me mbylljen e spektaklit.
Një natë pas finales, fermerët e këtij edicioni të dytë dhe i gjithë stafi u mblodhën për të festuar së bashku fundin e këtij rrugëtimi televiziv.
Festa u zhvillua në ambientet e Fermës, ku nuk munguan muzika, energjia pozitive dhe kujtimet e ndara mes konkurrentëve që për gati tre muaj ndanë të njëjtën përvojë unike.
Fituesi i këtij sezoni, Big Basta, ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa e cilëson këtë eksperiencë si më uniken e jetës së tij, dhe që do ti shërbejë shumë.
Në festë nuk munguan as emra si Big Mama, Andueli, Erandi, Andrea, Alba, Limi, Ester etj., të cilët tashmë pas daljes nga ferma duket se ruajnë lidhje të forta miqësore me njëri-tjetrin.
Për finalistët, “Ferma VIP” ishte më shumë sesa një garë, ishte një provë personale, një mënyrë për t’u rritur dhe për t’u njohur me vetveten.
Në një atmosferë të çlirët dhe plot buzëqeshje, ish-fermerët reflektonin mbi eksperiencën e tyre në fermë, duke ndarë batuta, kujtime dhe momente që nuk u panë në ekran.
Sezoni i dytë i “Ferma VIP” shënoi një tjetër sukses për produksionin dhe transmetuesin “Vizion Plus”, duke tërhequr vëmendjen e publikut javë pas jave dhe duke kthyer spektaklin në një nga më të ndjekurit e sezonit televiziv.
Me festën e pas-finales u mbyll një kapitull, por pa dyshim për disa prej personazheve, rrugëtimi në skenën publike sapo ka filluar./vizionplus.tv