Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kapshticë, këtë të hënë ka ndërruar jetë dhe fëmija i plagosur rëndë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

 

Djali 4 vjeçar që ishte mbetur i lënduar nuk ka mundur t’ i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

 

Në aksident, ditën e djeshme humbën jetën dy shtetase të gjinisë femërore, Anjeza dhe Almira Ganiu, kunata mes tyre. Viktima  e parë ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa e dyta pas transportit në spital.

 

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet  O.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Bilisht ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. Policia po vazhdon hetimet mbi shkaqet e rethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *