E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani godet në merkato, merr dy lojtarë nga Italia

Partizani ka siguruar shërbimet e sulmuesit 19 vjeçar të Verones Jozef Ekuban.

 

Lajmin e ka njoftuar vetë klubi në faqen zyratre ndërsa ka bërë të ditur edhe detajet e transferimit.

 

Reklamë

Sulmuesi ganez, në pronësi të Hellas Verona do t’I bashkohet të kuqëve në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerjeje në fund.

 

19 vjeçari do të mbajë fanellën me numër 66 ndërsa I është bashkuar menjëherë skuadrës dhe është vendosur në dispozicion të tranjerit Franko Lerda.

 

Po ashtu klubi të kuqëve ka bërë me dije se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Egzon Belica. Klubi ka bërë me dije se ka nënshkruar me mbrojtësin 28 vjeçar deri në vitin 2021.

 

Gjithashtu, sipas zërave një tjetër element që do t’i bashkohet “demave” gjatë kësaj merkato është edhe mesfushori venezuelian Aristoteles Romero, që aktivizohet në radhët e Crotone.

Vazhdo të lexosh

Reklamë